Duke nisur nga kjo e hënë datë 18 dhjetor, punonjësit e policisë së shtetit do të kalojnë në sitë, për verifikim të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale. Autoriteti i Mbikqyrjes Policore bëri me dije se drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Edmond Sulaj do jetë i pari që do i nënshtrohet këtij vlerësimi.