Italia nisi të hënën fushatën e vaksinimi kundër lisë së majmunëve , pasi numri i rasteve është rritur. Italia ka regjistruar 545 raste të lisë së majmunëve, sipas ministrisë së shëndetësisë. Fushata e saj e vaksinimit filloi një muaj më vonë se vendet e tjera që po përballen me një numër në rritje të rasteve, përfshirë SHBA-në, Britaninë dhe Spanjën. Sipas një deklarate nga spitali, dozat e para do të administrohen në spitalin Spallanzani në Romë. Sipas spitalit, 200 personat që do të vaksinohen këtë javë .Të enjten do të nisin vaksinimet edhe në Milano.