Ka nisur edhe në Durrës fushata e vaksinimit. Pas Tiranës, Vlorës, Korccës e Shkodrës, vaksinimi ka nisur edhe në Durrës ku pallati i sportit ''Ramazan Njala'' është përshtatur për këtë proces të rëndësishë. Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe drejtoresha e ISHP Silva Bino, ishin sot në këtë qendër vaksinimi në Durrës, për të parë nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç.