Në njësinë 8 ka nisur ndertimi për një shkollë të re 9 vjecare dhe të mesme, ku është menduar që në një prej ambienteve të saj të vendoset edhe kopshti për fëmijë. Shkolla e re po ndërtohet në zonën e rrugës “5 Maji”, nga ku kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj tha se ky ishte një lajm i mirë për të gjithë pasi në këtë godinë do studiojnë rreth 1400 nxënës.