Top Channel/ Ndërhyri për të shpëtuar të aksidentuarit rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova…
09/08/2025 21:25

Klaidi Mustaj, 26 vjeç, efektiv policie nga Fier, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Benz”, i cili u përmbys mbrëmjen e kaluar në Qafën e Koshovicës. Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke përfunduar e përmbysur. Mustaj, ish-jurist i Bashkisë Mallakastër, i cili la profesionin për t’u bërë polic, u hodh menjëherë në ndihmë. Ai rrëfen se ka vepruar instinktivisht për të nxjerrë trupat nga makina, e cila mori flakë pak çaste më vonë. Sipas tij, pavarësisht se aty ndodheshin rreth 30 persona, askush tjetër nuk ndërhyri për të ndihmuar. Pas ngjarjes, polici hero ka marrë shumë falënderime nga qytetarë të thjeshtë dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Mustaj thotë se nëse do të përballej sërish me një situatë të ngjashme, nuk do të hezitonte të vepronte njësoj. Në fund, ai u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur tragjeditë.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16