Ish-Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, duhet të fillojë të vuajë dënimin e tij me 27 vjet burg për komplotimin e një tentative për grusht shteti, vendosi të martën gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes. Ekipi mbrojtës i ish-presidentit kishte zgjedhur të mos paraqiste një apel përfundimtar pas dënimit të tij për komplotimin e një grushti shteti në vitin 2022 për të rrëzuar pasardhësin e tij, Presidentin Luiz Inacio Lula da Silva. Si rezultat, Moraes kërkoi që dënimi të konsiderohej përfundimtar, duke anuluar çdo mundësi për apelime të mëtejshme dhe duke cuar në fillimin e dënimit me 27 vjet burg për Bolsonaron.