Në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashington është mbajtur seanca e parë për kontratën konçesionare të shtetit shqiptar me kompaninë gjermane ‘EMS APO’, e cila kërkon dëmshpërblin financiar prej 40 milionë eurosh nga Shqipëria me akuzën e trajtimit të pabarabartë dhe diskriminues të kompanisë. Tre arbitra po marrin në shqyrtim padinë kundër shtetit shqiptar, zvicerani Gabrielle Kaufmann-Kohler, bullgari Stanimir Alexandrov dhe holandezi Albert Jan Van Den Berg.