Vrasja e më shumë se 100 palestinezëve teksa prisnin në radhë për të marrë ndihma ushqimore, ka tronditur pa masë botën mbarë. Për ngjarjen reagoi menjëherë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha se ishte shumë i zemëruar nga çfarë ndodhi dhe kërkoi drejtësi e zbardhje të të vërtetës në lidhje me rolin e ushtarëve izraelitë.