Ngjarja që u shënua dy ditë më parë në burgun e sigurië së lartë në Peqin, është thuajse e ngjashme me atë që u shënua në burgun Koridhalo të sigurisë së lartë në Greqi, po në të njëjtën ditë, ndonëse është raportuar këtë të dielë nga mediat helene. Një shtetas egjiptian, i cili sapo ishte transferuar në burgun e Koridhalos, plagosi shqiptarin Andrea Kalemi me origjinë nga Tepelena, teksa ky i fundit po përgatitej të linte qelinë e të lirohej nga burgu. 52 vjecari shqiptar u dërgua në spital ku iu dha ndihma mjekësore, ndërkohë autori u shoqërua për tu marrë në pyetje. Shëbimet policore të burgut sekuestruan thikën artizanale dhe një telefon, që përdorej nga egjiptiani.