30 respiratorë të rinj i shtohen kapaciteteve publike, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Gjatë marrjes në dorëzim të respiratorëve të rinj ishte e pranishme Ministrja Manastirliu, e cila theksoi se kjo mundeson fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive.