Top News – Nga urdhri i Putinit deri te viktimat / Çfarë ndodhi në Ukrainë? sulm nga çdo drejtim
24/02/2022 12:18

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.Putin tha se Rusia po vepronte në vetëmbrojtje. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të linin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë e jashtme kundër Rusisë do të merrte një përgjigje “të menjëhershme”, tha ai. Rusia ka goditur infrastrukturën e Ukrainës me raketa, thotë Ukraina. Kievi gjithashtu thotë se ka rrëzuar aeroplanin rus – gjë që Moska e mohon. Karvane trupash dhe tankesh kanë hyrë në Ukrainë nga të gjitha drejtimet. Një autokolonë ka kaluar nga Bjellorusia në një pikë në veri të kryeqytetit Kiev. Një tjetër ka hyrë nga Krimea në jug, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014. Raportohet se të paktën tetë persona janë vrarë dhe 18 persona rezultojnë të zhdukur. Zyra e presidentit tw ukrainws thotw se mw shumw se 40 trupa ukrainase janw vrarw nw bombardimet ruse, por kjo nuk whstw konfirmuar sipas bbc nw mwnyrw tw pavarur. Ka bllokime të gjata trafiku ndërsa banorët përpiqen të largohen nga kryeqyteti Kiev. Banorët e tjerë kanë kërkuar strehim në stacionet e metrosë. Korrespondentët e BBC-së thonë se megjithëse njerëzit prisnin një sulm, shkalla e pushtimit i ka zënë në befasi.

Top Channel/ Dokumenti, Trump zemëron Europën: Do përballet me “zhdukje civilizimi”
05/12 23:20
Top News- Gjermania përgatitet për luftë, shërbim ushtarak i detyrueshëm
05/12 22:50
Top News- Xhandarmëria nxjerr armët, dronët “pushtojnë” bazën bërthamore franceze
05/12 22:43
Top News – Rusia ‘e inkurajuar’ nga SHBA / Kremlini: Jemi të gatshëm të angazhohemi më tej
05/12 15:40
Top News- U trajnuan në Serbi për nxitje trazirash/ Moldavia gjen prova për grupin e organizuar
05/12 15:38
Top News – Trump trondit të majtën e BE, do të mbështesë ekstremistët e djathtë në zgjedhje
05/12 15:27
Top Channel/ Dronë rusë edhe në Francë, marina hap zjarr:”Po fluturonin mbi bazën bërthamore”!
05/12 15:21
Top News – Trump paralajmëron rënien e Evropës/‘Zhdukje qytetërimi në 20 vjet’, Gjermania përgjigjet
05/12 15:00
Top Channel/ Moska “i mbyll derën” BE-së: S`ka dialog me Brukselin, OK negociatave me SHBA-në!
05/12 14:58
Top News – Viti i artë i Super të Pasurve / 200 miliarderë të rinj, pasuria globale në qiell
05/12 14:54
Top News- SHBA ultimatum Evropës: Deri në 2027 merrni në dorë mbrojtjen, nga inteligjenca te raketat
05/12 14:41
Top News – Rusia ndalon Roblox-in / Shqetësime për sigurinë dhe përmbajtje ekstremiste
05/12 14:25
Top News – BE në garë me kohën për Ukrainën / Kievit po i mbarojnë paratë, marrëveshje për financim
05/12 14:16
Top News – Tajvani dhe Japonia kundër Kinës / Aktivitete të shtuara ushtarake, tensionet në qiell
05/12 13:50
Top News – Sistemi izraelit ‘Puls’ në Greqi/ Parlamenti miraton blerjen e raketave për 650 mln euro
05/12 13:42
Top News – SHBA do të tradhtojë Ukrainën!/ Macron mohon gjithçka: Unitet mes SHBA dhe Evropës
05/12 13:21
Top Channel/Zgjidhet shefi i ri i Mossadit: Besnik i Netanyahut, u plagos rëndë në sulmin e Hamasit!
05/12 12:10
Top Channel/ Eurovizioni, Israeli do marrë pjesë në garë: Katër shtete të tjera tërhiqen!
05/12 12:08
Top Channel/Angli, mbi 3 mije paund per 700 familjet shqiptare per t`u larguar vullnetarisht!
05/12 12:07
Top News – Katër shtete bojkotojnë Eurovizionin / Nuk duan Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës
05/12 11:34
BILETA Portokalli - Bileta