Norvegjia ka nisur hetimet ndaj ish kryeministrit Thorbjorn Jagland, sa i takon përfshirjes së tij në dosjen e trafikantit ndërkombëtar të minoreneve, Jeffrey Epstein. Një njësi speciale e policisë norvegjeze, që po analizon dokumentet e bëra publike nga departamenti amerikan i drejtësisë, deklaroi se 75 vjeçari dyshohet për korrupsion të nivelit të lartë.