Grupet e krimit të organizuar në Meksikë kanë rreth 175 mijë anëtarë, duke u kthyer kështu në punëdhënësin e pestë më të madh në vend. Një shkrim i tillë investigues u bota në revistën ‘Science’ ku gazetarët kryen një punë kërkimore duke mbledhur të dhëna 10-vjeçare për vrasjet, personat e zhdukur dhe burgosjet, si dhe informacione mbi marrëdhëniet e bandave rivale.