Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka paraqitur, këtë mërkurë, bilancin ekonomik për vitin që lamë pas, si dhe pritshmëritë e vitit 2022. Ibrahimaj është shprehur se niveli i të ardhurave dhe rritja ekonomike parashikohet të ketë një trend pozitiv përgjatë këtij viti, gjë e cila do e ndihmojë Shqipërinë të rimëkëmbet ekonomikisht nga pasojat që la koronavirusi.