Në Gjykatën Administrative të Tiranës u zhvillua seanca e parë për padinë e ngritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. Në kërkesën e depozituar nga Veliaj dhe avokatët e tij, kërkohet pavlefshmëria e aktit të emërimit të Dados si prokuror. Veliaj thotë se dekreti i emërimit të Olsi Dados nga noter në prokuror në vitin 2008 është nul, pasi ky kapërcim nuk lejohej nga ligji i kohës pa kryer më parë Shkollën e Magjistraturës.