Hendeku mes dy grupeve të Partisë Demokratike të përfaqësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ai që njihet si grupimi ‘Alibeaj’ sa vjen e thellohet. Ish-kandidati për Bashkinë e Lushnjës nga grupimi ‘Alibeaj’, Indrit Sefa, ka fajësuar pjesën e drejtuar nga Berisha, për dështimin e negociatave. Për këtë ai tregon edhe arsyet e këtij dështimi.