Një figurë enigmatike që më në fund doli zbuluar. Oligarku Yevgeny Prigozhin, i njohur me nofkën Kuzhinieri i Putinit, pranoi për të parën herë pak ditë më parë, se ai është bosi i famëkeqëve Ëagner, mercenarëve me reputacion të keq në vatrat e nxehta në afrikë e gjetkë e që tani janë grupuar në Ukrainë. Ka nga ata që Prigozhin, e konsiderojnë me Rasputinin, murgun mistik që kishte ndikim të madh mbi familjen e carit të fundit të Rusisë në vitet 1910.