Një grup shkencëtarësh kinezë kanë prodhuar një ilaç që simulon efektet e agjërimit në qeliza, duke aktivizuar një enzimë që rregullon konsumin e energjisë dhe redukton akumulimin e yndyrës. Përbërja kimike e cila zgjati në mënyrë të shëndetshme jetëgjatësinë te minjtë dhe krimbat mund të përdoret gjithashtu te njerëzit si një terapi për trajtimin e çrregullimeve metabolike si diabeti dhe mëlçia e dhjamosur. Ilaçi i quajtur “aldometanib” ka zgjatur jetëgjatësinë e krimbave nga 18 në 26 ditë dhe të minjve nga me të paktën 7.5%. Brejtësit treguan gjithashtu nivele të ulëta të glukozës në gjak dhe përmirësim të mëlçisë së dhjamosur.