Qeveria nuk ka gati formularin e ri të deklarimit të të ardhurave për të vetëpunësuarit dhe profesionet e lira. Kjo kategori, sipas ndryshimeve që u miratuan në paketën fiskale në Kuvend nga 1 janari do të tatohen me 15 dhe 23 për qind, në varësi të xhiros së tyre. Megjithatë, për deklarimin e të ardhurave si të vetëpunësuarit, ashtu edhe profesionistët e lirë do të përdorin formularët ekzistues përgjatë vitit të kaluar.