Spanja po përballet me valën e katërt të të nxehtit këtë verë, pasi të mërkurën regjistroi temperaturën 44 gradë Celsius. Televizioni spanjoll RTVE, ka raportuar për të nxehtë “mbytës”, ndërsa në faqen e pare të të përditshmes spanjolle El Mundo titulli kryesor ishte: “Neuronet po shkrihen si gjalpi”.