Top News – Netanyahu ‘sherr’ me Albanesen / Vazhdon sulmet në distancë: Karrierë e njollosur
21/08/2025 12:52

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vazhduar sulmet personale ndaj homologut australian, Anthony Albanese, lidhur me vendimin e Qeverisë australiane për të njohur një shtet palestinez, duke thënë se karriera politike e Albaneses është njollosur përgjithmonë. Raportet diplomatike mes Australisë dhe Izraelit janë përkeqësuar që kur Qeveria e Albaneses javën e kaluar njoftoi se do të njihte një shtet palestinez. Edhe Franca, Britania dhe Kanadaja kanë paralajmëruar se do të njohin një shtet palestinez. Ky vendim e nxiti Netanyahun që të sulmonte personalisht Albanesen dhe ai vazhdoi sulmet ndaj udhëheqësit australian gjatë një interviste për Sky Neës Australia. “Mendoj se karriera e tij është njollosur përgjithmonë nga dobësia që tregoi përballë këtyre përbindëshave terroristë të Hamasit”, tha Netanyahu. Më herët gjatë javës, Netanyahu e cilësoi Albanesen “politikan të dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë e Australisë”. Sky Neës Australia publikoi këto deklarata para transmetimit të plotë të intervistës me Netanyahun. Një ditë më parë, Albanese minimizoi kritikat e Netanyahut, duke thënë se “nuk i merr këto gjëra personale” dhe duke shtuar se i trajton udhëheqësit e shteteve të tjera me respekt. Javën e kaluar, Albanese tha se kryeministri izraelit “po mbyll sytë” para situatës humanitare në Gazë, ku Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për përhapjen e urisë dhe presioni ndërkombëtar është rritur ndaj Izraelit për të lejuar ndihmë të pakufizuar në territorin palestinez. Të mërkurën ndërkohë, drejtori i Këshillit Hebre të Australisë u dërgoi letra të ndara dy udhëheqësve dhe u bëri thirrje që të diskutonin për dallimet e tyre përmes diplomacisë e jo përmes deklaratave publike. Më herët gjatë javës, Izraeli revokoi vizat për diplomatët australianë në Autoritetin Palestinez, pasi Qeveria e Australisë anuloi vizën për një ligjvënës izraelit lidhur me deklaratat e tij që i konsideroi nxitëse dhe kundërthënëse. Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës, ku janë vrarë më shumë se 62.000 palestinezë dhe banorët po përballen me krizë të thellë humanitare.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07