Si izraeli ashtu edhe Hamasi po punojnë për emrat e personave që mund të lirohen në një shkëmbim të pengjeve në gaza me palestinezët në burgjet izraelite. Një zyrtar amerikan, shprehet optimist për CNN dhe thotë se marrëveshja është shumë e mundur. Cdo lirim i të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite duhet të miratohet fillimisht nga kabineti i luftës në izrael dhe më pas nga kabineti i plotë. Dhe kryeministri izraelit, tashmë e ka thirrur kabinetin e luftës dhe ka deklaruar se një lajm i mirë do të dëgjohet shumë shpejt. “shpresoj që do të kemi lajme të mira pas pak”, ka thënë Netranyahu në një takim me ushtarët izraelitë.