Parlamenti Europian ka miratuar unifikimin e ndëshkimeve për shkeljet e rënda rrugore. Ndryshimet, që janë publikuar në fletoren zyrtare të unionit parashikojnë që në rast se autoritetet e një vendi anëtar të BE-së i heqin patentën një drejtuesi mjeti, qoftë shtetas i BE-së, qoftë nga vendet e treta penalizimi vlen për të 27 vendet anëtare.