Top News – Nëse Navalni vdes në burg…/ SHBA, paralajmëron Rusinë se do të ketë pasoja
19/04/2021 13:08

SHBA, BE, Britania, Franca etj kanë paralajmëruar Rusinë se do të përballet me pasoja nëse drejtuesi i opozitës në vend, Aleksei Navalni, vdes në burg. Avokatët e këtij të fundit kanë thënë se ai mund të vdesë brenda pak ditësh nëse nuk do të marrë kujdes urgjent mjekësor. Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Rusinë se do të ketë pasoja, nëse udhëheqësi i opozitës, Aleksei Navalny, vdes në burg. “Rusia do të mbahet përgjegjëse nga bashkësia ndërkombëtare”, tha këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Bashkimi Evropian po ashtu shprehën shqetësime për trajtimin e tij. Mjekët e Navalnyt thonë se “ai do të vdesë brenda pak ditëve të ardhshme” nëse nuk i jepet kujdes urgjent mjekësor për dhimbjen akute të shpinës dhe mpirjen e këmbëve.Ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar tha se Navalny kërkon vëmendje dhe se ai “nuk do të lejohet të vdesë në burg”. Navalny, 44 vjeç, kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, është burgosur në muajin shkurt, nën disa akuza të vjetra për përvetësim fondesh. Navalny ka thënë se akuzat janë të motivuara politikisht. Ai është futur në grevë urie më 31 mars, pasi nuk i është lejuar të takojë ekipin e tij mjekësor. Mjekët e tij kanë thënë se testet e fundit të gjakut tregojnë se Navalny mund të pësojë dështim të veshkave ose sulm në zemër, në çdo moment.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19