Një komitet këshillimor i Administratës së Ushqimeve dhe Ilaceve në SHBA paralajmëron se vaksina anticovid e prodhuar nga kompania Moderna mund të shkaktojë reaksion tek personat që kanë kryer ndërhyrje estetike në fytyrë, si mbushës buzësh apo faqesh. Ekipi i shkencëtarëve zbuloi se kush ka përdorur fillera, mund të ketë alergji nga kjo vaksinë, me simptoma që mund të shfaqet me enjtje të mëdha.