Top News – Nën ‘magjinë’ e dimrit/ Bora mbulon kryeqytetet evropiane
17/01/2021 12:52

Ndërsa Franca ka hyrë në ditën e parë të izolimit kombëtar, ardhja e borës në pjesët qëndrore dhe veriore të vendit ishte dicka e pëlqyer për njerëzit në qytetet e pamësuara me një mot të tillë. Parizienët ndërtuan njerëz dëbore dhe u angazhuan në beteja me topa bore para se të mbylleshin në shtëpi nga ora 18.00 deri në 6 të mëngjesit. Të gjitha aktivitetet duhet të ndalen në këtë pjesë kohore dhe ka gjoba për ata që shkelin rregullin. 32 departamente në Francë, përfshirë të gjithë rajonin e Ile de France, kanë sjellë rritje të nivelit të alarmit duke e cuar atë në portokalli. Në lillë, banorët iu gëzuan borës që mbuloi qytetin duke u argëtuar në borë dhe duke bërë foto në të. Parisi, nuk ishte kryeqyteti i vetëm që u zbardh nga bora. Brukseli po ashtu u shndërrua në një park argëtimi dimëror me rreth 10 centimetra borë që ranë në të gjithë belgjikën po ashtu. Në gjermaninë jugore, sasia e madhe e borës së rënë e ka vështirësuar punën e skuadrave të angazhuara me pastrimin e rrugëve. Në Obermaiselstein, në shtetin e bavarisë, ranë 1.5 metra borë në dy ditët e shkuara, dhe akoma më shumë reshje priten, vecanërisht në pjesën perëndimore të gjermanisë. Reshje të dendura bore kanë shkaktuar kaos në gjermaninë jugore ditët e fundit. Policia në gjermaninë jugperëndimore tha se një 72 vjecare kishte humbur jetën pasi një pemë e ngarkuar nga bora kishte rënë mbi të ndërsa po shëtiste qentë, afër kufirit me zvicrën. Panoramë e ngjashme edhe në zvicër, austri dhe itali ndërkohë që bora ka mbuluar edhe shumë pjesë të britanisë së madhe.

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20