Duke sfiduar shiun dhe kufizimet e covid 19 në paris, disa qindra gra, të formave dhe masave të ndryshme, mbajtën një spektakël mode, nën këmbët e kullës eiffel, për të kërkuar më shumë diversitet në modë dhe për të inkurajuar pozitivitetin e trupit. Për organizatorët, qëllimi i këtij spektakli mode ishte që cdokush të mund të identifikonte veten dhe ta pranonte atë ashtu sic është. Është një lëvizje pozitiviteti kundrejt vetes dhe të tjerëve.