Parlamenti i Moldavisë ka miratuar të premten gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, për shkak të sulmit rus në shtetin fqinj, Ukrainë. Mes të tjerash gjendja e jashtëzakonshme ndalon protestat masive dhe i mundëson Qeverisë të dëbojë “personat e padëshiruar” nga vendi. Kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita, ka thënë që më shumë se 4,200 refugjatë nga Ukraina tashmë kanë hyrë në këtë shtet.