Një 25-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Bulqizë, pasi vinte baste sportive me anë të celularit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar punën për kapjen dhe verifikimin për një shtetas që organizonin baste sportive me anë të celularit.