Ende nuk ka një datë të fiksuar për një tjetër takim mes përfaqësuesit të trojkës socialiste Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj, takim që u shty për arsye objective, ndërsa ishte menduar të zhvillohej të mëkurën. Palët janë në llogoret e tyre, ndërsa kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo mundësi negocimi me opozitën për emrin e ri të Presidentit të Republikës, nëse në krye të PD do të jetë ish-kryeministri Berisha. Madje ai shkoi edhe më tej kur tha se ardhja e tij në krye të PD, do të bëjë që Partia Socialiste të ndërpresë çdo marrëdhënie me demokratët, qëndrim ky i njëjti si ai i Shteteve të Bashkuara i Amerikës, i artikuluar nga ambasadorja Yuri Kim.