Negociatat për një armëpushim të mundshëm 45-ditor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të zhvillohen në prapaskenë, me ndërmjetësimin e vendeve si Pakistani, Egjipti dhe Turqia. Sipas mediave ndërkombëtare, qëllimi është arritja e një marrëveshjeje të përkohshme që mund të hapë rrugën për një zgjidhje më afatgjatë. Megjithatë, burime pranë negociatave thonë se gjasat për një marrëveshje të shpejtë janë të pakta, ndërsa Irani shpreh shqetësim se një armëpushim mund të mbetet vetëm formal, si në rastet e Gazas dhe Libanit. Ndërkohë, të martën përfundon dhe afati i Donald Trump për Iranit, të cilin e ka kërcënuar se nëse nuk hap ngushicën e Hormuzit, pasojat do të jenë të rënda.