Pozitive me koronavirusin prej 75 ditësh, Bianca Dobroiu, modelja 23-vjeçare që u infektua e para në Bolonja nga Covid-19, më në fund është shëruar. “Këto dy muaj, më janë dukur pafund”, tregon ajo. E shtruar në spital në fillim të pandemisë, ajo u lejua të kthehej në shtëpi më 5 mars pasi nuk kishte më simptoma. Por, më 18 prill, i kishin komunikuar se tamponi vazhdonte të mos e tregonte negative për dy herë radhazi. Zhvillimi final, mbërriti më 9 maj. Më në fund ajo ishte çliruar nga virusi.