Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani thotë se firmosi për koncesionin e sterilizimit, por se nuk ka firmosur për pagesat e tij. Pas mbi 4 orëve dëshmi në SPAK për këtë koncesion, ish-ministri deklaroi se ka zbatuar ligjin. Ai u shpreh i hapur për t’u hetuar nga SPAK, sipas vendimit të GJKKO-së që i kërkon prokurorisë së Posaçme të ngrejë akuza edhe ndaj tij dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.