Një 24 vjeçar shqiptar u la në burg nga gjykata angleze pasi u kap në një fermë kanabisi duke kultivuar bimë narkotike që kapnin një vlerë prej 160 mijë paundësh. Llesh Kaci, u gjet në shtëpinë e barit në Britaninë e Madhe ku më parë kishte hyrë ilegalisht. Sipas mediave britanike ai kishte braktisur Shqipërinë duke udhëtuar drejt vendit ishullor për një jetë më të mirë.