Nuk kanë të ndalur arrestimet e zytarëve të shtetit të akuzuar për afera korrupsioni. Ish-drejtori i Postës Shqiptare në Korçë, Valter Gora është arrestuar këtë të enjte nën akuzën për shpërdorim detyre. Gjatë operacionit të policisë në pranga ka rënë dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë, Albano Bibo. Sipas policisë, Gora dhe Bibo kanë falsifikuar kontratat e qiramarrjes për ambientet që do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në Korçë, Maliq dhe Pogradec. Vendimi për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për dy ish zyyratët ishte marrë pak ditë më parë nga Gjykata e Korçës për akuzën “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi dokumentesh”.