Top News – Në ndjekje të bombarduesve rusë…Hynë në hapësirë ajrore suedeze, ngrihen Jas 39 Gripen
18/12/2024 14:58

Suedia ka ngritur dy avionë luftarakë për të ndjekur dy avionë bombardues rusë që fluturonin mbi Detin Baltik të martën, sipas Forcave të Armatosura Suedeze. Vendi i NATO-s ngriti në fluturim dy avionë luftarakë Jas 39 Gripen për të identifikuar dy bombardues Tu-22 Backfire, të cilët u shoqëruan edhe nga dy avionë luftarakë Su-27 Flanker. Rasti është i shtati brenda vetëm një jave në të cilin vendet e natos detyrohen të ngrenë avionët e tyre luftarakë për të ndjekur dhe monitoruar avionët rusë që shkelin rregullat. Rritja e këtyre rasteve mund të çojë në një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Rusisë dhe NATO-s. E ndërsa tensionet vetëm rriten, ministri rus i mbrojtjes, Andrei Belousov, paralajmëroi për luftë mes Rusisë dhe NATO-s brenda dekadës së ardhshme. Përveç Suedisë, edhe Finlanda reagoi pas pikasjes së bombarduesve rusë, duke ngritur në fluturim avionët luftarakë F-18 Hornet, që më pas u zëvendësuan nga holandezët F-35 Lightning II, në kuadër të forcës së policimit ajror të NATO-s. Jas 39 Gripen, i prodhuar nga Saab AB, është një avion luftarak suedez i aftë për të kryer operacione sulmuese dhe mbrojtëse dhe është i njohur për manovrimin e tij të lartë. Bombarduesit Tu-22 Backfire, të referuar edhe si Tu-22M3, janë në anën tjetër bombardues që mbajnë raketa me rreze të gjatë veprimi, që prodhohen që nga viti 1978 nga kompania ruse Tupolev. Versioni modern i bombarduesit u prodhua në vitin 2018.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46