Në mesin e pandemisë së koronavirusit, kur në mbarë botën trumpetohet me të madhe distancimi social, mijëra vetë mbushën rrugët e kryeqytetit të Uruguajit, Montevideo për të kremtuar paradën e krenarisë së përshkaruar si një “sukses në Amerikën Latine”. Vendimi për të mos e zëvendësuar paradën me një event virtual është pjesë e “strastegjisë për të mos bërë hapa prapa në raport me liritë e të drejtave”, u shpreh Nahia Mauri, sociologe dhe zëdhënëse e grupimit që organizoi marshimin.