Teksa ushqen delet e tij me foragjere të shtrenjta, fermeri palestinez Talib Edais shikon me mallkim kodrat ku tufa e tij kishte kullotur falas deri muajin e kaluar kur Izraeli mori vendim për të mos e lejuar më. “Na u desh të shisnim disa dele për të ushqyer të tjerat. Brenda një viti, nuk do të na mbetet asnjë dele," i tha AFP 65-vjeçari në fermën e tij pranë fshatit Jiftlik në Luginën e Jordanit.