Çështja e Ramazan Rrajës, nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja është vendosur përsëri në shënjestër nga prokuroria belge e cila ka kërkuar 8 vite burg për të. Mediat belge shkruajnë se një letonez dhe dy shqiptarë, Ramazani së bashku me kushëririn e tij Fioralb Rraja akuzohen për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, e cila sipas mediave belge lundronte në luks dhe në para. Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.