Presidenti Ilir Meta, në konferencën për shtyp të kësaj të premteje, deklaroi se i ka dërguar një shkresë zyrtare komisionerit shtetëror të zgjedhjeve lidhur me Bashkitë e vendit, të cilat kanë mbetur pa kryetar, si dhe shkakun ligjor dhe aktin përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit. Janë në total gjashtë bashki, të cilat prej dy vitesh kanë mbetur pa kryetar. Shkodra është bashkia e parë, e cila krijoi precedentin e drejtimit pa kryetar. Në zgjedhjet lokale të 2019, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e detyrës, për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Për këtë arsye edhe pse mandati i ka përfunduar prej dy vitesh, Voltana Ademi vijon të ketë detyrën e kryebashkiakes së Shkodrës.