Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi lëvizte i armatosur në qytetin e Lushnjes. Sipas policisë, ai u shpall në kërkim pas një kontrolli të zhvilluar më 21 mars në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku në xhupin e tij u gjet një pistoletë. Në momentin e ndërhyrjes, i riu nuk ndodhej në vendngjarje, ndaj nuk u bë dot i mundur arrestimi i tij i menjëhershëm. Sipas policisë, Marlind Sulo, ishte larguar pak minuta më parë për në berberhane dhe do kthehej përsëri. Në të njëjtën ditë, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet edhe municion, ndërsa 5 personat që ndodheshin në lokal u arrestuan, pasi nuk kishin kallëzuar rastin. 21-vjeçari tashmë ndodhet në pranga, ndërsa çështja po ndiqet nga Prokuroria e Fierit.