Një person i shpallur në kërkim nga GjKKO-ja, për veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike e kryer në bashkëpunim është vënë këtë të shtunë në prangat e policisë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar këtë person me 6 muaj burgim, ndërsa ishte në kërkim deri këtë të shtunë ku u bë i mundur arrestimi i tij. Arrestimi i 41-vjeçarit u bë në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, në kuadër të planit operacionit Sundi i Ligjit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh.