Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dy dosje me akuzat për korrupsion. Dosja e parë lidhet me ish shefin e policisë Rrugore, Roven Zeka, që së bashku me dy punonjës të tjerë të policisë rrugore, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku akuzohet se kanë marrë 2 mijë euro prej një shtetasi në këmbim të favorizimit të bashkëshortes së tij, që ishte përfshirë në një aksident rrugor më 16 prill të këtij viti.