Top News – Në fund të mandatit/ Trump fal 15 persona, përfshirë edhe aleatë
23/12/2020 12:19

Presidenti Donald Trump fali 15 persona, përfshirë disa aleatë republikanë, një zyrtar të fushatës të vitit 2016, i implikuar në hetimin për Rusinë dhe ish-kontraktorë qeveritarë të dënuar për një masakër të vitit 2007 në Bagdad. Ai zbuti po kështu dënimet e pesë personave. Megjithëse nuk është e pazakontë që presidentët të bëjnë falje në fund të mandatit, Trump e ka bërë të qartë se nuk heziton të ndërhyjë në rastet e miqve dhe aleatëve të cilët ai beson se janë trajtuar padrejtësisht. Gjithsesi, pavarësisht spekulimeve, në listë nuk ishin përfshirë anëtarë të familjes së tij, avokati personal Rudy Giuliani apo dhe vetë presidenti. Faljet përfshinin ish-anëtarët republikanë të Kongresit, Duncan Hunter nga Kalifornia dhe Chris Collins nga Nju Jorku. Trump zbuti edhe dënimin e ish-kongresmenit Steve Stockman të Teksasit. Collins, anëtari i parë i Kongresit që e mbështeti Trump në fushatën për president, u dënua me dy vjet e dy muaj burg pasi pranoi se kishte ndihmuar të birin dhe persona të tjerë të shmangnin 800,000 dollarë humbje në tregun e aksioneve kur mësoi se prova e një ilaçi i një kompanie të vogël farmaceutike, kishte dështuar. Në grupin e njoftuar të martën, ishin katër ish-kontraktorë qeveritarë të kompanisë Blackwater Worldwide, të dënuar në një masakër të vitit 2007 në Bagdad, që la të vdekur më shumë se dhjetë civilë irakianë dhe shkaktoi një reagim të ashpër ndërkombëtar për përdorimin e rojeve private të sigurisë në një zonë lufte.

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20