Turqia u trondit mëngjesin e të dielës nga një sulm terrorist, detajet e të cilit po zbardhen me kalimin e orëve. Sulmi ndodhi në afërsi të ndërtesës së ministrisë së brendshme, ku një nga autorët hodhi veten në erë ndërsa tjetri u vra nga policia. Në sulm u plagosën dy policë, ndërsa kamerat kanë fiksuar momentin kur sulmuesit dalin nga një automjet dhe fillojnë të qëllojnë me armë automatike.