Më shumë se 16 mijë shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin, në periudhën janar–qershor të vitit 2023, në vendet e Bashkimit Europian u paraqitën mbi 4700 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë, 3602 prej të cilave për herë të parë.