Top News – Në burgim të përjetshëm/ Ritvan Zykaj, jeta në qelinë e burgut
17/11/2020 11:03

Ritvan Zykaj nuk ka asnjë ndryshim nga të burgosurit e tjerë. I vetmi dallim janë mysafirët në burg. Për të burgosurit e tjerë, çdo dy javë familjarë të të burgosurve mbajnë radhën për të dorëzuar ushqime, apo rroba për të afërmit. Ndërsa për Zykajn nuk ka asnjë interesim nga askush. I vetmi që ka qenë vetëm në një takim me të ishte i vëllai, që doli prej andej pa asnjë kërkesë të veçantë të vëllait, që ka kryer krimin më të rëndë në Shqipëri me 8 të vrarë në fare pak minuta. Por si kalon dita e të burgosurit me burgim të përjetshëm Ritvan Zykaj. Gardianët thonë se nuk ka asnjë ndryshim. Nuk refuzon ushqimin, nuk del rregullisht në ajrim. Nuk bisedon me të tjerë dhe më shumë lexon libra fetarë. Sjellja e Ritvanit nuk është shumë e çuditshme, edhe pse e kemi më shumë në vëmendje për shkak të llojit të krimit të kryer prej tij. Shumë gardianë i blejmë ndonjë paketë cigare, sepse është i vetmi i burgosur që nuk ka asnjë visitor. Ka edhe raste kur gardianët i japin rroba. Masakra e Selenicës shënoi 8 viktima. Pasi vrau fillimisht 75 vjeçarin Demir Zykaj dhe Perie Zykajn 72 vjeç shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeç. Tyta e armës së tij nuk kurseu as dy fëmijët e çiftit, Sarën 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledionin 8 vjeç. Ky i fundit u vra me bukë në dorë pasi në ato momente ishte duke konsumuar vaktin e drekës. Nga kjo ngjarje tronditëse arritën të shpëtojnë vetëm tre djem, Arieli, Falkao dhe Albi Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur Ritvan Zykaj zbrazi breshërinë e kallashnikovit.

Top Channel/ “Më kërcënuan kur njoftova se do isha në foltore e PD”, mësuesja nga Kuçova: Do t’i…
14/04 11:16
Top News – Statistikat e pagave në 2025. Gjysma e shqiptarëve marrin më pak se 54 mijë lekë
14/04 10:25
Top Channel/ Momente paniku për 3 të rinj në Devoll, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët
14/04 10:11
Top News – Vatrat e mashtrimit online. Aksioni ndaj Call Centerave, sekuestrohen 1 mln euro
14/04 10:06
Top News – Shkrumbohet shtëpia e pabanuar në Elbasan. Zjarri dyshohet i qëllimshëm
14/04 10:05
Top News – Gjendet i pajetë 55-vjeçari. Lushnje, shkak dyshohet konsumi i alkoolit
14/04 09:55
Top News – Një ushtarak ‘special’ për Shqipërinë. Trump nominon Eric Wendt për Ambasador në Tiranë
14/04 09:51
Top Channel/ Gjendet i pajetë në rrugë 55-vjeçari në Lushnjë, trupi dërgohet për autopsi
14/04 09:18
Top Channel/ Zjarr në një shtëpi private në Elbasan, dyshohet i qëllimshëm, ndërhyjnë zjarrfikëset
14/04 09:11
Top Channel/ Goditen disa “call-center” në Tiranë, në aksion dhe hetues të huaj
13/04 22:58
Top Channel/ ‘Shqiptarët janë zgjuar’, Noka në ‘Foltoren’ e opozitës: Protesta jonë ka vrarë frikën
13/04 20:34
Top Channel/ Baba Mondi “Nderi i Elbasanit”! Vlerësohet Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
13/04 20:15
Top Channel/ Tiranë, rusja padi ukrainases! Komisioneri kundër Diskriminimit: Shkak, lufta
13/04 20:10
Top Channel/ Porositë e Berishës për demokratët: Të kopjojmë opozitën hungareze
13/04 20:09
Top Channel/ Nis samiti i diasporës në Tiranë, Begaj: Jeni ‘mushkëria ekonomike’
13/04 20:08
Top News – Pengmarrja e 32 vjeçarit në Tiranë. Vetëdorëzohet në polici edhe i akuzuari i tretë
13/04 20:00
Top Channel/ “Diaspora ka qenë mushkëri ekonomike”/ Begaj në samit: Jeni ambasadorët tanë në botë
13/04 19:57
Top Channel/ Personalitete të Ndryshme të Diasporës shqiptare dekorohen me Urdhrin e Lartë
13/04 19:56
Top Channel/ Fluks në Kapshticë, emigrantët rikthehen drejt Greqisë pas festës së Pashkës
13/04 19:54
Top News – Mbytën me litar 23-vjeçarin në Mat. GJKKO lë në arrest me burg katër autorët e dyshuar
13/04 19:42