Greqia i ka kërkuar sërish Maqedonisë së Veriut ndryshimin e teksteve shkollore, duke kërkuar largimin e referencave që konsiderohen revizioniste, të cilat sipas Athinës bien në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës. Zëvendësministrja e Jashtme e Greqisë, Alexandra Papadopoulou, deklaroi në parlament se Athina po ushtron presion konstant për zbatimin e plotë të marrëveshjes, duke theksuar se përdorimi i terminologjisë së pasaktë në tekstet shkollore të fqinjit shkel marrëveshjen dypalëshe dhe kushtetutën.