Me ndryshimet në Kodin Rrugor, shpejtësia e lejuar në autostrada rritet nga 110km/h në 130km/h. Më tej, vlefshmëria e patentave deri në klasin B rritet nga 10 vite që ishte në 15 vite deri në moshën 70 vjecc, dhe mbi këtë moshë konfirmimi i vlefshmërisë bëhet pas dorëzimit të certifikatës mjekësore. Kodi Rrugor parashikon zgjatje të së drejtës për ushtrimin e profesionit të instruktorit të autoshkollës deri në 70 vjeç, nga 65 që ishte deri më tani.