Ndotja e rëndë e lumit Gjanica ka nxjerrë në teren grupet e punës tê Agjensisë Rajonale të Mjedisit dhe Agjensisë Kombëtare për të monitoruar nga afër situatën. Objekt I inspektimeve sipas kreut të ARM, Denis Vogli do të jenë të gjitha kompanitë e naftës dhe subiekte të tjera ndotëse. Grupet e punës kanë marrë mostrat dhe në varësi të përgjigjes së analizave do té merren edhe masa administrative që konsistojnë në vendosjen e gjobave e deri në pezullim të aktivitetit. Autoritetet kanë pohuar gjithashtu se gjate vitit të kaluar subiektet që janë evidentuar përgjegjëse për ndotjen kanë shkuar deri në ndjekje penale.